Kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj, në një ngjarje të rëndësishme për komunitetin sportiv dhe gjithë qytetarët, vendosi sot gurthemelin e stadiumit në Hogosht, bashkë me Zëvendësministren Daulina Osmani, Presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, dhe kryetarin e klubit, Naim Biqkaj, të shoqëruar nga lojtarë dhe futbolldashës të shumtë.
Ky investim prej 2.1 milionë eurosh është projektuar për të krijuar një terren sportiv modern, me kushtet më të mira dhe infrastrukturën më të përshtatshme për zhvillimin e futbollit.
Stadiumi përfaqëson investimin kapital më të madh të bërë ndonjëherë në sportin e Kamenicës, një përpjekje e përbashkët që nderon traditën e gjatë të klubit dhe talentet e shumta që kanë dalë nga fshati Hogosht.
Postimi i plotë:
Bashkë me Zëvendësministren Daulina Osmani, Presidentin e Federatës së Futbollit Agim Ademi, Kryetarin e klubit Naim Biqkaj, lojtarë e futbolldashës, sot vendosëm gur themelin e stadiumit në Hogosht.
2.1 milionë euro është vlera e investimit në këtë terren sportiv, që përqafon kushtet më të mira e infrastrukturën më të përshtatshme për futboll.
Ky është investimi kapital me vlerën më të lartë në këtë sport në Kamenicë.
Një investim i përbashkët, një projekt modern, për një klub me traditë të gjatë e talentë të shumtë.
Urime për të gjithë!🤝