Nga buxheti i vitit 2025 për Ministrinë e Mbrojtjes, ushtrinë tonë, janë ndarë 208 milionë euro, ose 2% të Bruto Produktit Vendor.
Kështu ka bërë të ditur ministri Ejup Maqedonci, i cili ka shkruar se rritja e dukshme e buxhetit dhe investimi në resurse humane, përgatitje të personelit ushtarak dhe ngritje të kapaciteteve operacionale përmes investimit në armatime, është tregues i qartë që ky sektor ka vëmendjen e duhur dhe do të fuqizohet në vazhdimësi, jo vetëm për të mbrojtur shtetin, por dhe për të kontribuuar në çdo operacion ndërkombëtar me qëllim të ruajtjes së stabilitetit dhe paqes.
“Më shumë investime në ushtri do të thotë siguri për qytetarët tanë dhe për Republikën”, shkroi Maqedonci. /Zëri