Lëvizja Vetëvendosje ka shpërndarë një infografikë me të dhëna të agjencinë qeveritare evropiane ‘Eurostat’.
Në faqen zyrtare në ‘Facebook’, VV’ja thotë se sipas ‘Eurostat’-it, Kosova ka çmimet më të ulëta në rajon, bashkë me çmimin e energjisë elektrike.
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Kosova jo vetëm që ka shënuar rritjen më të ulët të çmimeve të energjisë elektrike, por gjithashtu mban çmimet më të ulëta në rajon. Këto fakte, të bazuara në burime zyrtare, hedhin poshtë dezinformatat dhe propagandën e klubit të stërvjetëruar politik mbi një çështje kaq të rëndësishme si energjia elektrike”, thuhet në postimin e tyre.
“Përtej kësaj, Kosova ka ndërmarrë politika qeveritare që jo vetëm kanë subvencionuar energjinë elektrike, por kanë zbatuar masa që përmirësojnë dhe mbështesin eficiencën energjetike. Këto vendime kanë ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit dhe lehtësimin e barrës për qytetarët”, përfundon postimi i VV’së.