Ka përfunduar ndeshja mes Ferizajit dhe Dritës, e vlefshme për xhiron e 13-të të Superligës së Kosovës.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë 0-0, duke ofruar pak raste shënimi pasi të dy skuadrat ishin të kujdesshme dhe nuk rrezikuan shumë.
Pjesa e dytë solli gola, duke u shënuar tre. Ferizaji kaloi i pari në epërsi me golin e Betim Haxhimusës, por Drita arriti të përmbysë rezultatin me golat e Besnik Krasniqit dhe Egzon Bejtullait.
Drita pati raste të tjera për shënim, por nuk arriti t’i konkretizojë ato. Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-2 në favor të Dritës, duke i sjellë skuadrës gjilanase një fitore të rëndësishme në udhëtim.
Skuadra gjilanse është lider e tabelës me 25 pikë, tri më shumë se Ballkani dhe Malisheva, të cilat nesër do të përballen mes vete.