Shkruan: Shkodran Ramadani
Zakonisht kur flasim per Utopine, flasim per nje shoqeri te persosur qe nuk ekziston ne kohe dhe hapesire, per nje vizion te shoqerise qe do te donim te kishim.
Mirepo Zygmunt Bauman flet edhe per nje variant tjeter te Utopise – RETROTOPIA – qe eshte konstruktimi retrospektiv i utopise: Shoqeria perfekte ka ekzistuar ne te kaluaren, por ajo u shkaterrua. Tash ka mbete vec kujtimi per utopine qe nuk eshte me, nostalgjia e pasherueshme dhe malli i pashueshem per te.
Ne shekullin e shtatmbëdhjete, mjeket zvicerane besonin se opiumi, shushunjat dhe nje udhetim permes Alpeve do te sheronin nostalgjine (semundjen romantike te zemres), por perfundimisht fuqia e saj eshte shpeshhere e papermbajtshme dhe jo pak persona e shoqeri derxhen nga ethet e saj.
E njejta vlen edhe per ata qe thone se Kosova eshte shkaterruar qe 20 vjet. Keta besojne qe koha kur ndodhi shtypja 100 vjecare, segregacioni 10 vjecar dhe gjenocidi 2 vjecar ishte kohe e ndertimit, begatise, barazise, lirise dhe drejtesise. Normalisht, nje lengate e tille mund te ndjehet vetem nga ata qe veteidentifikohen me Sllobodan Millosheviqin dhe secilin institucion, zyrtar, polic, paramilitar dhe figure te aparatit fashist serb.
Per keta njerez vitet 1999 dhe 2008 jane po aq te rendesishem sa per ne, por per arsye te kunderta – per ne, 1999 dhe 2008 shenojne fundin e okupimit dhe fillimin e epokes se lirise. Ne anen tjeter, per ta vlen kahu i kundert – merr fund era e arte dhe fillon ajo e distopise. Keshtu, te njejtet njerez qe vijne ne perfundime absurde, sikur “nuk mund te rregullohet per 4 vjet ajo qe eshte shkaterruar per 20 vjet”, besojne se ka qene e mundur te rregullohet per 20 vjet ajo qe eshte shkaterruar per qindra vjet.
Prandaj, para se te kemi nje vizion te perbashket per te ardhmen, eshte e domosdoshme qe te kemi nje interpretim te ngjashem per te kaluaren. Nuk eshte e thene te kemi te njejten dioptri per te kaluaren, por as te kemi krejt dioptri te kundert. Minimalisht duhet te ndajme disa mite dhe emerues te perbashket. Eshte i pamundur ndertimi i kohezionit shoqeror e unitetit kombetar me keta njerez qe ndertimin e shtetit e quajne shkaterrim.
Nese nuk mund te pajtohemi qe krijimi i shtetit te Kosoves eshte arritja me e madhe historike, per cka tjeter mund te pajtohemi?!