Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Gjilan ka kritikuar kryetarin e komunës, Alban Hyseni, për gabime në kalkulimin e bursave për studentët, duke e cilësuar si një “kalkulim qesharak dhe të pasaktë.” Sipas
LDK e quan këtë një dështim të ngjashëm me atë të qeverisë qendrore dhe përshkruan këtë si mungesë të njohurive bazë në matematikë nga udhëheqësit e Lëvizjes Vetëvendosje.
Komunikata e plotë:
Edhe Hyseni i VV-së me gabime elementare në matematikë si shefi i tij, kalkulim qesharak për bursat e studentëve
Siç duket, loja me numra po ju dështon shpesh nga padija që e kanë në çdo sferë.
Edhe administratori i Komunës, me gabime elementare në matematikë si shefi i tij, ka bërë kalkulim qesharak për bursat e studentëve.
Me “llogaritjet” e Alban Hysenit, studentët e Gjilanit do të përfitonin bursa në vlerë prej 180.000 në vit. Por, me llogaritjet reale, duke u bazuar në mjetet e ndara për këtë konkurs, ata do të përfitojnë 150.000€ për këtë vit.
Sipas administratorit të Komunës:
164 bursa x 720€ në vit = 118,080€
109 bursa x 480€ në vit = 52,320€
20 bursa x 480€ në vit = 9,600€
Në total 180.000€ bursa për një vit❌
Sipas Drejtorisë së Arsimit:
164 bursa x 600€ për vit = 98 400€
109 bursa x 400€ për vit = 43 600€
20 bursa x 400€ për vit = 8 000€
Në total 150,000€ bursa për një vit✅
Si Albini edhe Albani; të dobët në qeverisje e të dobët në kalkulime!