UEFA sot ka njoftuar përmes faqes zyrtare se ka nisur procedurat për ndeshjen Rumani-Kosovën, bazuar në nenin 55 të Rregullores Disiplinore të UEFA-s.
UEFA njoftoi se kishte hapur “procedura disiplinore” pas incidenteve në ndeshjen në kuadër të Ligës së Kombeve. Në ndeshjen ku luajti Kombëtarja e Kosovës, në minuta shtesë lojtarët kosovarë pasi tifozët rumunë filluan thirrjet raciste “Serbi, Serbi” dhe vandalizuan duke hedhur karrige në fushë.
Vendimet e tjera do të merren në bazë të këtij neni, ku deri tani dy federatat kanë dërguar argumentet e tyre.
1/ Procedurat hapen nga administrata e UEFA-s:
a) bazuar në raportet zyrtare;
b) nëse është paraqitur një protestë;
c) me kërkesë të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, presidentit ose sekretarit të përgjithshëm të UEFA-s;
d) me kërkesë të inspektorit të etikës dhe disiplinës;
e) bazuar në dokumentet e marra nga një autoritet publik;
f) nëse është paraqitur një ankesë për shkelje të mundshme disiplinore, me miratimin e një inspektori të etikës dhe disiplinës, sipas paragrafit të mëposhtëm:
2/ Kur bëhet një ankesë, ajo duhet të vlerësohet nga një inspektor i etikës dhe disiplinës. Sipas gjykimit të tij, inspektori mund të vendosë të mos miratojë hapjen e procedurës, nëse nuk ka arsye të forta për ta bërë këtë.
Në rast se paraqitet një ankesë, një inspektor i etikës dhe disiplinës duhet ta vlerësojë atë. Inspektori i etikës dhe disiplinës mund të vendosë, sipas gjykimit të tij, të mos miratojë hapjen e procedurave nëse nuk ka arsye të vlefshme për ta bërë këtë. Mungesa e arsyeve të vlefshme ndodh, për shembull, kur çështja mund të zgjidhet në nivel kombëtar, mund të ishte subjekt i një proteste, nuk lidhet me një shkelje të mundshme disiplinore, kur pala që paraqet ankesën nuk ka një interes ligjor të denjë për mbrojtje, ose kur organet disiplinore të UEFA-s nuk kanë juridiksion të dukshëm mbi çështjen.
3/ Një vendim nga një inspektor i etikës dhe disiplinës për të mos miratuar hapjen e procedurave mund të apelohet para Organit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës brenda pesë ditëve pas njoftimit të vendimit.