Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka paralajmëruar përmes një videoje se kjo javë do t’i dedikohet plotësisht sektorit të bujqësisë.
Gjatë kësaj jave do të prezantohen projektet e zbatuara dhe ndryshimet e rëndësishme në buxhet, të cilat e kanë çuar financimin për bujqësi nga 390 mijë euro në 1.5 milionë euro.
Hyseni ka theksuar se bujqësia është dhe do të mbetet një nga prioritetet kryesore të qeverisjes së tij, duke nënvizuar rëndësinë e mbështetjes për bujqit dhe fermerët, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe me politika që lehtësojnë dhe fuqizojnë këtë sektor.
Kjo mbështetje është jetike për zhvillimin e qëndrueshëm jo vetëm të Gjilanit, por të gjithë Kosovës.
Shkrimi i plotë:
Nga 390 mijë euro sa ishte buxheti për bujqësi, ne e kemi rritur në 1.5 milionë euro!
Bujqësia ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë një nga prioritetet e qeverisjes sonë. Mbështetja për bujqit dhe fermerët qoftë ekonomikisht apo me politika që e lehtësojnë këtë veprimtari është kruciale, jo vetëm për Gjilanin po për të gjithë Kosovën. 🌾🐄🚜
#pergjilaninqeduam #javaebujqesise