Sot, më 21 Nëntor 2024, shënohen 28 vite pa prof. Xhavit Ahmetin, një ndër personalitetet më të shquara të kombit shqiptar.
Ky është Nëntori i 28-të pa profesorin, intelektualin, shkencëtarin, dhe patriotin e përkushtuar ndaj çështjes kombëtare. Prof. Xhavit Ahmeti nuk ishte thjesht një akademik dhe profesor i shkëlqyeshëm i Kimisë, por një personalitet universal – një shkencëtar i spikatur, artist, poet, këngëtar, dhe atdhetar i devotshëm.
Ai mbetet një shembull frymëzues për të gjitha gjeneratat se si duhet punuar dhe vepruar me përkushtim për Kosovën dhe lirinë e saj. Kujtimi i jetës dhe veprës së tij mbetet i përjetshëm!
Shkruan Bujar Nevzati:
Sot më 21 Nëntor 2024 u bënë 28 vite pa prof. Xhavit Ahmetin. Ky është Nëntori i 28-të pa profesorin, intelektualin,shkencëtarin, veprimtarin dhe patriotin e përkushtuar të çështjes kombëtare!
E ndjej vetën me fat dhe krenar që pata mundësi të punojë dhe veprojë për çështjen e Kosovës në një kohë të shkurtër me profen Xhavit.
Edhe pas kaq vite,nuk po shoh njeri as të përafërt,që do ta zavëndësonte Profin,tonë të dashur!
Prof. Xhavit nuk ishte thjeshtë vetëm një profesor i shkëlqyeshëm i Kimisë, por ai ishte personalitet univerzal, shkencëtar, intelektual, veprimtar, largëpamës, guximtar, artist, poet, vallëtar, këngëtar, patriot e mbi të gjitha ishte njeri me virtyte të larta njerëzore e akademike! Shqipëtarët duhet të jenë krenarë që patën një kolos të madh, një intelektual të shquar, një shkencëtar të spikatur, një atdhetar të devotshëm të çështjes kombëtare ashtu siç ishte profa Xhavit!
Ai ishte shembull për ne të tjerët se si punohet dhe veprohet për Kosovën me tërë qenien.
Frymëzimi i tij si intelektual e shkencëtar, si veprimtar e patriot i përkushtuar për çështjen e Kosovës ishte motivim për shumë gjenerata në kauzën për lirinë e Kosovës!
I përjetëshëm kujtimi i jetës dhe veprës së prof. Xhavit Ahmetit!