Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur tubimin e rradhës në Obiliq. Nga aty Kryetari i kësaj partie ka thënë se “Ndryshimi po vjen”.
“Siç po e shihni është e pazakontë por po bëhet e zakonshme nëpër tubimet tona. “Turneu i Ndryshimit”, është bashkim i së djathtës në Kosovë dhe momentum shumë i mirë që po e kalon LDK.
Momentumi i LDK-se është i qartë, pjesëmarrja dhe kërkesat nga qytetarët është përgjigje e qartë që ndryshimi po vjen! Po donë me pas LDK-në në qeverisje dhe ne jemi të gatshëm ta çojmë vendin përpara. LDK është shpresa e qytetarëve jemi më të organizuarit dhe përgatiturit për të qeverisë”.- ka thënë Abdixhiku.