Gjilani ka humbur një prej figurave të njohura të tij. Profesori Isa Jakupi ka ndërruar jetë, duke lënë pas një boshllëk të madh te familja, miqtë dhe komuniteti që e vlerësonte.
Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur djali i tij, Kushtrim Jakupi, i cili ka ndarë një mesazh prekës për humbjen e babait:
Lajmi mortor:
“Ju informojmë me pikëllim të thellë se ndërroi jetë më i dashuri ynë, babi, gjyshi e bashkëshorti ISA JAKUPI.
U prehtë në paqe shpirti i tij i bardhë!
Do ta përkujtojmë me shumë krenari dhe dashuri!
Familja JAKUPI.”
Ngushëllime të sinqerta për familjen Jakupi në këtë moment të vështirë. U prehtë në paqe!