Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se janë 3 mijë e 800 qytetarë që e mbajnë emrin Ismail në Kosovë.
Sipas tyre kjo ndërlidhet me figurën e Ismail Qemalit.
ASK dha detaje edhe për qytetet ku është më shumë i përhapur ky emër.
“A e dini se? Emrin “Ismail” e mbajnë më shumë se 3800 qytetarë në Kosovë, një simbolikë e lidhur me figurën historike të Ismail Qemalit – arkitektin e Pavarësisë së Shqipërisë. Urime përvjetorin e 112-të të Pavarësisë së Shqipërisë! ”, thuhet në njoftimin e tyre./teve1.info/