Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ditës së djeshme ka takuar në Paris presidentin e ri të ShBA-së, Donald Trump.
Osmani, e cila i është bashkuar dje liderëve nga e gjithë bota për të marrë pjesë në ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre Dame në Francë ka shkruar në platformën “X” për takimin me Trumpin.
E para shtetit ka bërë të ditur se e ka uruar Trumpin për fitoren e tij, ndërsa shtoi se ia ka konfirmuar angazhimin e Kosovës për të forcuar aleancën mes dy vendeve.
“Derisa isha në Paris, ishte një nder të takova Presidentin Donald Trump dhe e përgëzoj për fitoren e tij në emër të popullit të Kosovës. Rikonfirmova gjithashtu angazhimin tonë për të forcuar aleancën tonë”, ka shkruar Osmani në “X”.
“Ne mbështetemi në udhëheqjen e fortë të SHBA-së ndërsa punojmë së bashku për të promovuar paqen, sigurinë dhe prosperitetin në rajonin tonë dhe më gjerë”, ka shkruar tutje Osmani në “X”.