Këtë të shtunë, më 14 dhjetor, në Gjilan, përurohet libri i autores FLORA MASURICA – DURMISHI “Përtej kohës”.
Libri vjen si rezultat i një pune 25-vjeçare të Florës, përmes valëve të Radio-Kosovës dhe angazhimit të saj në fushën e gazetarisë dhe jetës publike në Prishtinë, Tiranë e gjetiu, ku e ka lypsur koha dhe vendi.
“PËRTEJ KOHËS”, me gra që formësuan kulturën shqiptare, iu mirëpret ngrohtësisht, në vendlindjen e autores, aty ku VJESHTA LETRARE E GJILANIT, po e përmbyll suksesshëm edhe edicionin e pesëmbëdhjetë.