Kryetari i Qendrës së VV-së në Kamenicë, Bajram Mavriqi, është kandidat për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje në Dardanë.
Të nderuar qytetarë të Dardanës,
Aktiviste dhe aktivistë,
Mbështetës dhe simpatizantë
të Lëvizjes VETËVENDOSJE!,
Për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, Lëvizja jonë ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë. Ndryshe, lista e fitores së madhe, së cilës do t’i prijë, kryeministri ynë Albin Kurti!
Kemi nderin të ju njoftojmë se nga komuna jonë, kandidat për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës do të jetë Bajram Mavriqi, i cili është aktualisht edhe Kryetari i Qendrës sonë.
Bajrami në radhë të parë është një aktivist i palëkundur i Lëvizjes. Një aktivist që ka dhënë një kontribut të madh sistematik për të çuar betejat tona drejt çdo fitoreje të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Qendra jonë e vlerëson Bajramin si një simbol të përkushtimit, të konsistencës, të punës dhe të angazhimit të pandalshëm në Lëvizje.
Tani, me forcën e Lëvizjes, me angazhimin dhe punën e aktivistëve dhe me besimin e qytetarëve, Bajramin si përfaqësues të vlerave të Lëvizjes, do ta mbështesim fuqishëm që ta bëjmë përfaqësues i zërit qytetar në Kuvendin e Republikës.
Na priftë e mbara.