Komuna e Gjilanit ka nxjerrë vendim për ndalimin e përdorimit të fishekzjarreve në hapësirat publike shkruan Radio Star.
Kjo ndalesë do të jetë në fuqi nga data 20 dhjetor deri më 3 janar 2025.
Personat që nuk e respektojnë këtë vendim do të gjobiten me nga 100 euro, ndërsa zbatimi i tij do të monitorohet nga Drejtoria e Inspeksionit dhe Policia e Kosovës./radiostar/