Sot ishte paraparë të ndizeshin dritat e festave të fundvitit, por kjo do të bëhet nesër për shkaqe teknike.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, përmes një postimi në Facebook.
Ai ka ftuar qytetarët që nesër, nga ora 17:00, para Teatrit të Qytetit, të marrin pjesë në ceremoninë e ndezjes së dritave të festave të fundvitit.