Drita po mobilizohet fuqishëm për Ligën e Kampionëve dhe sezonin e ri, shkruan futbollikosovar.com
Kampionia e Kosovës deri më tani ka nënshkruar me tre futbollistë si dhe ka rinovuar kontratën me shumicën e lojtarëve.
‘Futbollikosovar.com’ merr vesh ekskluzivisht se gjilanasit kanë nënshkruar me super-talentin 17 vjeçar të Ferizajit, Albin Krasniqin.
Krasniqi është mesfushor por mund të luajë edhe si sulmues krahu. Drita ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me të.