Në kuadër të “Javës së Lëvizjes”, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Qendrës së Lëvizjes në Gjilan Nehat Osmani, i shoqëruar nga asambleistët Nevzad Isufi, Arijeta Rexhepi dhe Arianit Sadiku, kanë vizituar Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale si dhe Bibliotekën e Qytetit, për tu njohur nga afër me gjendjen e këtyre institucioneve, sfidat me të cilat ato përballen, nevojat dhe kërkesat që këto institucione kanë nga pushteti komunal.