Ora 22:30 po nisem nga shtëpia ime drejt një lokali ku më prisnin shokët e mi. Qyteti i zbrazët. E mendova ka rënë shi. S’dalin njerëzit. Rrinë në shtëpi. Jo ftohtë. Jo grumbullim uji ngado pas rënies së shiut. Hyra në lokal. U përshëndeta me kamerierin. Më pyeti: a ke kolonë? Jo i thashë. Hiç. “Dektë” – shtova unë. “O prof, vallahi krejt po këqyrin Big Brother, Prajmin” – ma ktheu buzagaz. Ia miratova shpjegimin. Tani thashë hajt t’i shkruaj disa arsye pse aq shumë po e shikojnë Big Brother-in.
1. Program që i përshtatet përtacisë kognitive. Përtesë për të menduar thellë. Big Brother nuk e lodhë fare trurin. I kuptueshëm për të gjithë.
2. Tejkalim i monotonisë.
3. Pjesë e shoqërisë, duke përcjellur shounin televiziv, je “in”, përfshihen në biseda.
4. Kuriozitet për jetën e banorëve.
5. Drama dhe përplasjet mes banorëve.
6. Argëtim.
7. Shikim i interaksioneve sociale nën presion e izolim.
8. Personazhe të ndryshëm me karaktere të veçanta.
9. Misteri rreth reagimeve dhe sjelljeve të banorëve.
10. Sensacioni i paparashikueshmërisë
11. Mundësia për të parë sjellje të natyrshme e teatrore të njerëzve.
12. Mundësia për të ndjekur ngjarje të ndryshme në çdo Prajm.
13. Fiksimi për konkurentët, Xuxin, Drenushën dhe mënyrat si ata e ato silen.
14. Shikimi i ndikimit të kamerave në sjelljen e njerëzve.
15. Pritja e finaleve dhe kush do të dalë fitues.
16. Mendime dhe opinione të ndryshme për çdo situatë.
17. Një shans për të diskutuar me miqtë e mikeshat për ngjarjet e fundit.
18. Një mundësi për të parë jetën e njerëzve të famshëm, ndonëse disa janë pa famë e bëhen aty me famë.
19. Shumë emocion dhe tension për çdo Prajm.
20. Çështje të moralit, seksit, dashurisë, xhelozisë, që mund të debatojnë.
21. Të kuptuarit e motiveve personale të secilit personazh.
22. Mundësia për të identifikuar veten me ndonjë banor/e.
23. Shikimi i ngjarjeve të papritura që mund të ndodhin.
24. Shikimi i takimeve dhe bisedave private të banorëve.
25. Mundësia për të parë të vërtetën pas kamerave, dhoma e rrëfimeve.
26. Strategjitë dhe manovrat e konkurrentëve për të mbijetuar.
27. Shikimi i problemeve që kanë njerëzit e zakonshëm.
28. Mundësia për të ndjekur historitë personale të çdo banori.
29. Shikimi i kontrolleve të nervozizmit, moskontrollit, konflikteve verbale, prekjeve, puthjeve.
30. Përmbajtja për të gjitha grupmoshat dhe preferencat.
31. Të ndihesh mirë për të komentuar ato që ndodhin nga mungesa e leximit për të komentuar libra; nga mungesa e shikimit të filmave për t’i komentuar; nga mungesa e parave për të bërë diçka më argëtuese aq shpesh; mungesa e udhëtimeve të shpeshta për t’i komentuar ato; mungesa e motivimit për zhvillim profesional e karrierë, duke mos ndjekur ato në mediume alternative.
32. Gjetja e humorit në situata të tensionuara.
33. Dëgjimi i bisedave intime dhe të sinqerta të banorëve.
34. Mundësia për të ndjekur ndryshimet në persona, gjatë kohës.
35. Kalimi i kohës, disi.
36. Atraksioni fizik me banore seksipile.
37. Monotonia nga debatet e shpeshta politike.
38. Investimet në marketing nga mediume të fuqishme financiare.
39. Skrolli në mediet sociale imponon algoritme për t’i parë sekuencat e Big Brother-it.
40. Ndikimi familjar, social, konformizmi social, i tipit “krejt po e këqyrin”.
41. Përtacia për të gjetur alternativa të reja argëtimi e të personalizuara.
42. Edukimi i dobët estetik.
43. Edukimi i dobët intelektual.
44. Edukimi i dobët profesional.
45. Mungesë individualiteti në shije.
46. Mungesa e ofertave më të pasura programore nga mediumet e fuqishme.
47. Imponimi i shikimit kudo në lokale, me përhapje të smart TV.