Eugen Cakolli nga Institutit Demokratik të Kosovës ka sqaruar se në Kosovë ekziston precedenti i vitit 2019 kur PZAP-ja dhe Gjykata Supreme kishin konfirmuar se KQZ-ja nuk ka autoritet ligjor të shtojë kritere përtej atyre formale të përcaktuara me ligj.
Ne nje postim ne facebook ai ka shkruar se është krejt e qartë se PZAP ose Gjykata Supreme do ta rrëzoj këtë vendim, ndërkohë që ka sugjeruar se nëse ka shqetësime reale për aktivitetin e Listës Serbe, ekzistojnë procedura të qarta ligjore për çregjistrimin e një partie politike.
“Vendimin për moscertifikimin e Listës Serbe, s’ka dyshim që do të rrëzohet. PZAP-ja ose Gjykata Supreme. Veçse kemi precedent të ngjashëm nga viti 2019, kur PZAP-ja dhe Gjykata Supreme kishin konfirmuar se KQZ-ja nuk ka autoritet ligjor të shtojë kritere përtej atyre formale të përcaktuara me ligj – kritere që Lista Serbe i plotëson nominalisht, meqë statuti dhe programi i saj nuk përmbajnë referime kundërkushtetuese.I vetmi rezultat që do ta prodhojë vendimmarrja e sotme, është paraqitja jonë si palë ku ndërhyhet politikisht në zgjedhje, ku nuk përfillen kriteret e caktuara ligjore, apo ku partitë e komuniteteve jo-shumicë “pengohen” të garojnë në zgjedhje.Nëse ka shqetësime reale për aktivitetin e Listës Serbe, ekzistojnë procedura të qarta ligjore për çregjistrimin e një partie politike. Por këto procedura kërkojnë prova dhe procese të rregullta, jo vendime ad-hoc si ky për refuzimin e certifikimit.Sistemi ligjor nuk funksionon me fjalë e diskurs, por me procedura dhe rregulla. Prandaj, edhe në këtë rast, s’është hiç me rëndësi kush është palë””, ka shkruar Cakolli.