Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00 në rrugën Prishtinë-Gjilan. Klan Kosova raportoi se aksidenti ka ndodhur përreth Liqenit të Badocit.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës, konfirmoi për Gazetën Nacionale se në aksident është përshirë një automjet dhe si pasojë, një person ka pësuar lëndime trupore.
Zëdhënësja e Policisë bëri të ditur se hetuesit nga njësiti i trafikut janë duke u marrë me rastin.
“Sot rreth orës 21:00 në rrugën Prishtinë-Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person. Me rastin po merren heuesit nga njësiti i trafikut.” – konfirmoi për Gazetën Nacionale, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtines.