Ditëve të fundit janë shtuar aksidentet si pasojë e motit të vështirë që po mbizotëron në vend, me reshje bore dhe temperatura të ulëta.
Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në fshatin Kmetoc, në drejtim të Kamenicës.
Në fotot e siguruara nga Radio Star, shihet se dëmet materiale janë të konsiderueshme, por ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Në vendin e ngjarjes ndodhen Policia e Kosovës, e cila është duke hetuar shkaqet e aksidentit.
Policia e Kosovës vazhdon të apelojë te shoferët për kujdes të shtuar në komunikacion, për shkak të kushteve të vështira atmosferike që po mbizotërojnë në vend.