Nazim Gagica, kandidati me numrin 43 nga radhët e AAK-së, kritikon deputetët gjilanas: “Ata që morën shumë vota dhe tejkaluan shpejtësinë me premtime elektorale nuk do të arrijnë në kohë përmes rrugës Gjilan-Prishtinë.”
Më tej, Gagica ka theksuar se ndërtimi i rrugës me katër korsi, në segmentin Gjilan-Prishtinë, ka filluar që nga viti 2020. Megjithatë, shpresat e qytetarëve për përfundimin e këtij projekti janë shuar.
Ai ka shtuar se bizneset po përballen me vështirësi, ndërsa qytetarët janë gjithmonë vonë për të hyrë në qytet dhe për të arritur në Prishtinë.
VIDEO: