Drejtori i Shërbimeve Publike në Gjilan, Kushtrim Ibrahimi, ka qëndruar sot gjatë ditës në terren për të parë nga afër gjendjen e rrugëve pas reshjeve të borës.
Ibrahimi ka bërë të ditur se të gjitha rrugët janë të kalueshme, ndërsa u ka kërkuar qytetarëve që, në rast se hasin vështirësi, të njoftojnë organet përgjegjëse.
Ai gjithashtu ka apeluar për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit.
Statusi i plotë:
Nga tereni
Pas reshjeve të dendura të borës, operatori ekonomik nga mëngjesi ka kryer pastrimin e rrugëve në Komunën tonë.
Gjatë vizitave në teren të gjitha rrugët janë të kalushme, lusim qytetarët që të kenë kujdes të shtuar dhe njëkohësisht të na njoftojn për vështërsit në rrugët ku ata hasin.
Ju falemnderit për bashkpunimin dhe mirkuptimin tuaj.