Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 20.12.2024 – 26.12.2024 në vazhdën e implementimit të planeve operative kanë shqiptuar njëmijë e shtatëdhjetë e shtatë (1077) gjoba.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
• Hetim i njëzet e tre (23) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
• Hetim i shtatëmbëdhjetë (17) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
• Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për pesëmbëdhjetë (15) ngasës.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, bëni kujdes për të siguruar sigurinë tuaj dhe të tjerëve në rrugë:
• Vendosja e rripit të sigurisë është një nga mënyrat më efektive për të mbrojtur veten në rrugë!
• Vendosja e rripit të sigurisë zvogëlon rrezikun e lëndimit dhe vdekjes në rast aksidenti!
• Në rast përplasjeje, rripi i sigurisë ju pengon të hidheni nga automjeti, gjë që ulë rrezikun e lëndimeve të rënda ose vdekjes!
• Ç’do herë sigurohuni që fëmijët të jenë sigurt të akomoduar në automjetin tuja!
• Mos përdorimi i rripit të sigurisë sanksionohet me ligj!