ë shqetësuese ka qenë fakti që veprimet janë ndërmarrë ndaj personave që dikur kanë pozita të larta në Institucionet e Kosovës.
“Për mu ka qenë shqetësuese kur veprimet që janë ndërmarrë, janë marrë ndaj personave që kanë mbartë pozita shumë të larta Institucionale dhe padyshim që krejt kjo nuk lenë një shije të mirë në kuptim të asaj që këto veprime kanë mundur të ndikojnë në mosbesimin që kanë qytetarët në këtë gjykatë”, është shprehur Çelaj.
Ndërsa i pyetur se nëse Institucionet e vendit mund të ndërmarrin hapa për mbrojtën e të drejtave të të akuzuarve në Hagë, Çelaj ka thënë se nuk menton që munden me bo diçka.
“Vetë gjykata duhet me u kujdes për respektimin e të drejtave të të akuzuarve, nuk mendoj që mujnë Institucionet e Kosovës me bo diçka. Për arsye se është një standard që repsektohet në çdo shtet demokratik, është ndarja e pushteteve dhe në këtë rast pushti gjyqësor është i ndarë në raport me ekzekutivin qoftë ministria e drejtësisë apo të tjera”, tha Çelaj.
Për më shumë mund ta ndiqni intervistën e plotë më poshtë.