Nazim Gagica, kandidat për deputet me numrin 83 nga radhët e AAK-së, zhvilloi një takim të veçantë me të rinjtë që për herë të parë do të jenë pjesë e procesit zgjedhor më 9 shkurt.
Ai vlerësoi këtë moment si historik për gjeneratën e re, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së tyre në formësimin e të ardhmes së Kosovës. Me angazhimin dhe energjinë e tyre, të rinjtë kanë fuqinë të sjellin ndryshime pozitive dhe të kontribuojnë për një shoqëri më të drejtë dhe të zhvilluar.
Gagica garantoi se do të punojë për të krijuar kushte më të mira që rinia të ketë mundësi të qëndrojë dhe të ndërtojë të ardhmen në Kosovë, duke besuar në fuqinë e Zotit, shtetit dhe atdheut për të arritur qëllime të mëdha.