Policia sot ka hyrë në objektet e Postës së Serbisë në Graçanicë, si dhe në ato në Fushë Kosovë, Lipjan dhe vende të tjera.
Pas bastisjes, personeli që ka punuar në këto institucione është larguar nga objektet dhe zyrat e postë ilegale serbe u mbyllën, transmeton Paparaci.
Policia ka bastisur edhe postën serbe në Uglar si dhe Qendrën Koordinuese serbe në Badovc.
Kryetari ilegal i Fushë Kosovës, i vendosur nga regjim serb, Aleksandar Trajkoviq, ka konfirmuar për portalin serb “kosovoonline” se sot në mëngjes Policia ka hyrë në postën serbe në Fushë Kosovë dhe në komunën ilegale serbe./Paparaci.com