Kandidatët për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen tubimit madhështor të së shtunës, ku i pranishëm do të jetë kryetari i partisë, Albin Kurti.
Tubimi do të mbahet në sallën e sporteve “Bashkim Selishta” në Gjilan, duke filluar nga ora 16:00, dhe pritet të jetë një moment i rëndësishëm për mobilizimin e përkrahësve në prag të zgjedhjeve.
Ismajl Kurteshi, Arbresha Kryeziu-Hyseni dhe Luan Aliu, përmes videove të publikuara, u kanë bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në tubimin e së shtunës, që fillon nga ora 16:00 në sallën “Bashkim Selishta” në Gjilan.
Në këtë tubim do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Albin Kurti.