Lëvizja VETËVENDOSJE! në Gjilan ka njoftuar se radhët e saj po shtohen çdo ditë, duke përfshirë edhe anëtarin e ri, Bekim Thaqi.
Ai është profesor i gjuhës angleze, ka një master në fushën e sigurisë dhe ka qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Bekimi u mirëprit nga Luan Aliu, kandidati për deputet dhe nënkryetari i qendrës së Lëvizjes në Gjilan, duke theksuar se fitoreja do të arrihet së bashku më 9 shkurt.
Komunikata e plotë:
RADHËT E LËVIZJES PO SHTOHEN ÇDO DITË. FITOREN DO TA BËJMË, BASHKË MË 9 SHKURT!
Bekim Thaqi, profesor i gjuhës angleze, me master në fushën e sigurisë dhe ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, iu bashkua Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Profesor Bekimi si anëtari më i ri i Lëvizjes, u mirëprit nga kandidati për deputet, njëherit nënkryetari i qendrës tonë në Gjilan, Luan Aliu.