Policia e Gjilanit ka ndërmarrë masa të rrepta ndaj dy shoferëve të cilët janë kapur në flagrancë duke zhvilluar gara shpejtësie me automjetet e tyre gjatë fundjavës.
Njësitet Patrulluese dhe Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor kanë shqiptuar gjoba në vlerë prej 400 euro secila, kanë aplikuar katër pikë negative dhe kanë vendosur masën e përkohshme të ndalimit të drejtimit të automjeteve për një periudhë prej 10 muajsh për të dy kundërvajtësit.