Kandidati për deputet nga LDK me numër 4, në një shkrim të tij, Lutfi Haziri shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme që ka marrë nga Lëvizja Vatra dhe vëllezërit e Luginës së Preshevës.
Ai theksoi se angazhimi për zgjidhjen e problemeve të pazgjidhura të shqiptarëve në Luginë do të vazhdojë, duke u mbështetur në Rezolutën e Kuvendit të Kosovës të vitit 2013, të cilën Haziri e kishte sponzorizuar si deputet.
Haziri gjithashtu falënderoi kryetarin e Vatrës, Kushtrim Kadriun, ish-deputetin Fatmir Hasani dhe të gjithë shqiptarët e Luginës për mbështetjen e paçmuar ndaj listës së LDK-së.
Shkrimi i plotë:
Jemi të nderuar me mbështetjen e Lëvizjes Vatra, përkatësisht vëllezërve tanë të Luginës së Preshevës.
Problemet e pazgjidhura të shqiptarëve në Luginë, do të trajtohen sipas Rezolutës Kuvendit të Republikës së Kosovës në vitit 2013, të cilën jam krenar që e kam sponzorizuar si deputet I asaj legjislature.
Ju faleminderit kryetarit të Vatrës, Kushtrim Kadriut, ish-deputetit Fatmir Hasani dhe të gjithë shqiptarëve të Luginës për mbështetjen ndaj listës së LDK-së. Do të mbetem gjithmonë, Lut4 Juaj!