Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi, me numër 21 në listën zgjedhore, ishte e pranishme në një tubim madhështor me banorët e Rrugës së Ferizajit.
Gjatë këtij organizimi, u theksua mbështetja masive për ndryshimin dhe për kandidatët e LDK-së, ndërsa atmosfera e entuziazmit dhe vendosmërisë për fitoren e 9 shkurtit mbizotëroi në çdo moment.
Bunjaku-Rexhepi dhe kolegët e saj përcollën mesazhin e bashkimit për një të ardhme më të mirë, duke u zotuar për përfaqësim dinjitoz dhe angazhim për qytetarët.
Statusi i plotë:
Nëndega, Rruga e Ferizajit sonte masivisht në mbështetje të Ndryshimit dhe kandidatëve nga dega jonë.
Në një atmosferë madhështore, bashkë me kolegët dhe aktivistët e “Rrugës së Ferizajit”, u zotuam të gjithë së bashku për ndryshimin e madh të 9 shkurtit.
Vazhdojmë së bashku!
#LDK 124 ☑️
#ValentinaBunjakuRexhepi 21 ☑️
#bëhundryshimi 🗳️☑️