Kandidati për deputet Nazim Gagica me numër 43 nga AAK, së bashku me kolegët e tij, Ilir Tasholli, Daut Haradinaj, Mensur Neziri, Kushtrim Xhemaili dhe Hafize Sallahi, u pritën nga qytetarët e Gadimes.
Ata diskutuan vizionin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, duke theksuar angazhimin për siguri dhe zhvillim në çdo fushë të jetës.
Shkrimi i plotë:
Bashkë me Ilir Tashollin, kandidat për deputet dhe nikoqir i takimit, si dhe me kolegët kandidat për deputetë, Daut Haradinaj, Mensur Neziri, Kushtrim Xhemaili dhe Hafize Sallahi, u pritëm ngrohtësisht nga qytetarët e Gadimes.
Është inkurajuese të shohim se vizioni ynë për Kosovën Fituese po mirëpritet gjithandej Kosovës dhe nga të gjitha grupmoshat. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tashmë është shndërruar në adresën e besueshme për të gjithë – një adresë që garanton siguri dhe zhvillim për vendin në të gjitha fushat e jetës.
Ky përkushtim i përbashkët është një dëshmi e qartë e vullnetit tonë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës