Skuadra e SC Gjilanit ka zhvilluar miqësoren e dytë kundër Elimai në Turqi, ku po zhvillon fazën përgatitore për sezonin e ri.
Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, ndërsa golin e vetëm për SC Gjilanin e shënoi sulmuesi Senad Jarovic.
SC Gjilani pritet të zhvillojë edhe disa ndeshje të tjera kontrolluese para fillimit të sezonit të ri dhe para angazhimeve në Kupën e Kosovës.