Bota e civilizuar u përballë me një nga sfidat më të mëdha të shekullit XXI – pandeminë e COVID-19. Kjo krizë globale e pa precedente detyroi që të mbylleshin kufijtë e shumë vendeve, duke shkaktuar trazira ekonomike, sociale dhe shëndetësore në të gjithë botën.
Pandemia mori jetën e rreth 3 milion njerëzve, ndërsa infektuar ishin afërsisht 200 milion njerëz. Kosova, si pjesë e kësaj bote, u gjet në një gjendje të vështirë, ku mungesat dhe paniku u bënë pjesë e përditshmërisë.
Në këto kushte të vështira, Komuna e Gjilanit, nën drejtimin e ish-nenkryetarit Arbër Ismajli, dha një kontribut të jashtëzakonshëm për të ndihmuar qytetarët e saj. Ismajli, bashkë me ekipin e tij, u angazhua në mënyrë të palodhur për të zbutur pasojat e pandemisë, duke siguruar nevojat themelore për popullsinë dhe duke ofruar mbështetje në çdo aspekt të jetës.
Menaxhimi i Ismajlit gjatë pandemisë u karakterizua nga një përkushtim i madh. Ai kaloji ditë e netë në shtabin e emergjencës, duke lënë mënjanë edhe kohën për familjen e tij. Vizitat e tij në familje, biznese dhe ndihmat e shpërndara në mënyrë të barabartë u bënë simbol i solidaritetit dhe përgjegjësisë. Me anë të iniciativave të tij, shumë familje në Gjilan dhe rrethinë u ndihmuan të përballonin këtë krizë të papritur.
Qytetarët e Gjilanit, pa dallime politike, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e Ismajlit, i dhuruan atij dy libra që përmbledhin aktivitetet e tij gjatë pandemisë. Në atë kohë Ismajli ishte shprehur:
“Jam shumë i gëzuar në qoftëse me punën time kam gëzuar vetëm një qytetar. Për mua, kjo do të thotë arritje e madhe.
Kjo histori nuk është thjesht një tregim i një krize, por një testament i fuqisë së bashkëpunimit dhe përgjegjësisë ndaj njëri-tjetrit. Arbër Ismajli dhe ekipi i tij janë një shembull i ndikimit pozitiv që mund të ketë një lider i përkushtuar në kohët më të vështira.