Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nazim Gagica, me numër 43 në listën zgjedhore, ka marrë mbështetje të madhe në tubimet e mbajtura në Shtime dhe Lipjan.
Atmosfera entuziaste dhe pjesëmarrja e madhe treguan vendosmërinë e qytetarëve për ndryshim dhe përkrahjen e tyre për Kosovën Fituese.
Gagica falënderoi nikoqirët e tubimeve, Mensur Nezirin dhe Ilir Tashollin, duke theksuar se ata do të jenë zëri më serioz dhe përfaqësuesit më dinjitoz në Kuvendin e Kosovës.
Statusi i plotë:
Shtimja dhe Lipjani në mbështetje të fuqishme për Kosovën Fituese!
Dy tubime madhështore, në vazhdën e shumë të tjerave anembanë Kosovës, tregojnë vendosmërinë për ndryshim.
Faleminderit për mikpritjen dy nikoqirëve të mrekullueshëm, kryetarit të Aleancës në Shtime, Mensur Neziri, dhe kryetarit në Lipjan, Ilir Tasholli.
Shtimja me Mensur Nezirin dhe Lipjani me Ilir Tashollin e Albana Gërxhaliun do të kenë zërin më serioz dhe përfaqësimin më dinjitoz në Kuvendin e Kosovës.
Vota për ta është votë për një Kosovë Fituese!
Dalshi faqebardhë!