Kandidatët për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan kanë vizituar fabrikën e ujit DEA, një nga brendet më të suksesshme në vend dhe me reputacion ndërkombëtar për cilësinë e tij.
E certifikuar sipas standardeve të Institutit ISO dhe e pajisur me teknologji të avancuar, kjo fabrikë ka filluar prodhimin në vitin 2004, duke arritur kapacitet prej 20 mijë shisheve në orë dhe duke punësuar mbi 250 punëtorë.
Kandidatët theksuan rëndësinë e mbështetjes shtetërore për prodhuesit vendorë, duke vlerësuar kontributin e kësaj industrie në zhvillimin ekonomik dhe fuqizimin e tregut vendas.
Komunikata e plotë:
Kandidatët vizituan fabrikën e ujit DEA
Fabrika e ujit DEA, e shpërblyer me shumë çmime ndërkombëtare për cilësi dhe me teknologji të avancuar, e akredituar dhe çertifikuar sipas normave të Institutit ISO, ka filluar prodhimin në vitin 2004.
Me kapacitet prodhimi prej 20 mijë shisheve në orë, kjo fabrikë furnizon shumë shtete të Evropës me ujë dhe ka të angazhuar mbi 250 punëtorë.
Përkrahja e shtetit për prodhuesit vendor po rritet në çdo cep të vendit.
#cepmëcep