Kandidatet e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan kanë zhvilluar një takim me banorët e lagjes “Vishnje”, ku janë pritur me një ngrohtësi dhe mbështetje të jashtëzakonshme.
Ky takim ishte një mundësi për të dëgjuar shqetësimet dhe kërkesat e qytetarëve, duke theksuar angazhimin e Lëvizjes për një të ardhme më të mirë të Kosovës.
Komunikata e plotë:
Pritje e ngrohtë në lagjen “Vishnje”
Më 9 shkurt, numri 118 do të bashkojë 500 mijë zemra që rrahin njësoj.
Në çdo lagje e fshat, gjithandej vendit, për Republikën tonë dhe progresin e saj, kah e mira dhe kah e mbara.
#cepmëcep