Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së premton lobim të fuqishëm tek administrata e Donald Trump-it, te biri i tij Eriki, te familja Trump, me të cilën thotë se ka njohje të afërme.
Për të përzgjedhja si deputet i ardshëm i Kuvendit të Kosovës, është vota për më shumë miqësi të Kosovës me botën dhe amerikanët.
“Brezi im e ka përjetuar shumë rëndë luftën. E dimë se SHBA-ja është aleati i UÇK-së për çlirim, liri, pavarësi. Prandaj, lidhjet me SHBA-në janë jetike. E dimë që papjekuria e klasës së fundit politike, ka acaruar raportin me amerikanët. Kosovës i duhet një elitë politike, që forcon partneritetin me SHBA-në. Si kandidat për deputet, do të loboj fuqishëm tek administrata e Donald Trump-it, te biri i tij Erik, te familja Trump, me të cilën kam njohje të afërme. Vota për mua, është vota për ma shumë miqësi të Kosovës me botën dhe amerikanët”, thotë Xhelili.
VotoPDK1️⃣3️⃣1️⃣✅
Voto Bedri Hamza1️⃣✅
Voto Memli Krasniqi2️⃣✅
Voto Selver Xhelili8️⃣3️⃣✅