Forumi i Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Gjilan do të mirëpresë sot (e shtunë) kryetarin e partisë dhe kandidatin për kryeministër, Dr. Lumir Abdixhikun.
Takimi do të mbahet në ora 15:00 në restorantin “Astoria”.
Forumi i Gruas fton të gjitha gratë dhe mbështetëset e LDK-së që të marrin pjesë në këtë takim.