Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nazim Gagica, ka theksuar rëndësinë e mbështetjes për bujqësinë dhe fermerët si një faktor kyç për zhvillimin ekonomik të Gjilanit.
Gjatë takimeve me strukturat e nëndegëve në Bresalc, Ponesh dhe Verbicë e Zhegocit, ai u ndal te nevoja për subvencione dinjitoze që do t’i ndihmojnë bujqit dhe fermerët të rrisin prodhimin dhe të zhvillojnë ekonominë rurale.
Gagica u zotua për një qeverisje të përgjegjshme që rikthen besimin e qytetarëve në institucione dhe garanton politika më të mira për sektorin e bujqësisë.
Statusi i plotë:
Mbështetja për bujqësinë dhe fermerët është një hap i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, veçanërisht në një zonë si Gjilani, ku bujqësia dhe blegtoria kanë potencial të madh.
Takim me struktura të nëndegëve në Bresalc, Ponesh e Verbicë e Zhegocit për mobilizim në këto tri nëndegë për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Subvencionet dinjitoze për bujqit dhe fermerët jo vetëm që do të ndihmojnë në stabilizimin e tyre financiar, por edhe do të krijojnë mundësi për rritje të prodhimit dhe zhvillim të ekonomisë rurale. Përveç kësaj, një qeverisje e përgjegjshme dhe serioze është thelbësore për të rikthyer besimin e qytetarëve në institucionet shtetërore.
137✅ për Kosovën Fituese!