Kandidati për deputet nga LDK me numër 4, Lutfi Haziri, ka vazhduar takimet me bizneset në Gjilan, duke shprehur mbështetjen për sektorin privat. Gjatë vizitës Haziri ka vlerësuar kontributin e saj në gjenerimin e vendeve të punës dhe sukseset e mëdha në treg.
Haziri ka theksuar se bashkë me kandidatët për deputetë nga Gjilani dhe me Lumir Abdixhikun, si kryeministër në ardhje, do të angazhohen për mbështetje maksimale nga shteti ndaj sektorit privat, duke krijuar lehtësira për operim më të suksesshëm.
“Ndryshimi i madh me LDK-në po vjen më 9 shkurt,” ka theksuar Haziri, duke i dhënë rëndësi zhvillimit ekonomik dhe fuqizimit të bizneseve vendore.
Statusi i plotë:
NOTAbrillant, kompania lidere e perdeve dhe tepihave me traditë gjysmë shekulli, me gjenerimin e vendeve të punës e me sukseset e mëdha, na bëjnë krenarë.
Sot falënderojmë dhe i jemi mirënjohës themeluesit të saj tashmë të ndjerë, Rifat Sylejmani, i cili la trashëgimi familjare, të cilët po udhëheqin suksesshëm këtë kompani brend.
I përgëzojmë për sukseset dhe bashkë me kandidatët për deputetë nga Gjilani, në krye me Lumir Abdixhikun, kryeministrin në ardhje, do të kujdesemi që të ketë përkrahje maksimale të shtetit ndaj sektorit privat, duke krijuar lehtësira për operim sa më të suksesshëm. Ndryshimi i madh me LDK-në po vjen më 9 shkurt.