Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar një tubim të madh në sheshin “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha” në Gjilan, më 3 shkurt, duke filluar nga ora 18:00.
Në këtë ngjarje do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili do t’u drejtohet qytetarëve. Organizatorët ftojnë të gjithë qytetarët që të bashkohen në këtë tubim.