Pas një tubimi në sheshin e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës, ku morën pjesë qindra qytetarë të Gjilanit, kandidati për deputet nga PDK, Zenun Pajaziti, deklaroi se më 9 shkurt do të fillojë një ndryshim i thelbësor për një Kosovë më të mirë.
Pajaziti theksoi se Anamorava ka nevojë urgjente për investime dhe mundësi pune, duke përmendur disa prej angazhimeve të rëndësishme për të ardhmen, si ndërtimi i autostradës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë, përfundimi i stadiumit të qytetit, si dhe investimi në kampusin universitar “Kadri Zeka”.
Ai ftoi qytetarët që të mbështesin këtë ndryshim të nevojshëm, për të siguruar një zhvillim më të madh dhe mundësi më të mira për të gjithë.
Statusi i plotë:
Në sheshin e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës, Gjilani kërkoi ndryshim për një Kosovë më të mirë!
Më 9 shkurt, fillon!
✅ Autostrada Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë
✅ Stadiumi i qytetit – nuk mund të mbetet më një punishte e hapur
✅ Investimi në kampusin universitar “Kadri Zeka”
Anamorava ka nevojë për punë dhe investime konkrete!
#PDK131 #zenunpajaziti46
#BedriHamza1 #MemliKrasniqi2