Kandidatët për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan zhvilluan një takim me banorët e fshatit Velekincë, ku diskutuan për mobilizimin dhe mbështetjen për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në tubim, Ismajl Kurteshi, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, Burim Demiri, Liza Gashi, Shqipe Mehmeti Selimi, Arijeta Rexhepi dhe Labinotë Demi Murtezi theksuan rëndësinë e angazhimit në çdo shtëpi, lagje dhe fshat për fitoren e numrit 118, të cilin e cilësuan si numrin e referendumit për Republikën.
Komunikata e plotë:
Cep më cep, Velekinca për numrin 118
Në tubimin në Velekincë, kandidatët për deputetë: Ismajl Kurteshi, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, Burim Demiri, Liza Gashi, Shqipe Mehmeti Selimi, Arijeta Rexhepi dhe Labinotë Demi Murtezi folën për mobilizimin në çdo shtëpi, lagje e fshat, në komunën tonë dhe gjithandej vendit.
9 shkurti po afron dhe radhët po shtohen gjithnjë, cep më cep.
118 është numri i referendumit në Republikë.