BALLINA
Bislimi: Kosova të fokusohet në ngritjen e raportove te Kongresi amerikan, aty gatuhet politika e jashtme
06/02/2025 07:38
Faton Bislimin, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës dhe aktivist në SHBA, duke folur për deklarata e Richard Grenell, emisari për “Misione të Posaçme” në administratën Trump se bashkësia ndërkombëtare është kundër Kurtit, ka thënë dy taboret politike në ShBA kanë qenë mbështetëse të Kosovës.
Ai ka thënë se përtej deklarimeve të zyrtarëve të ndryshëm amerikan, që sipas tij janë të rëndësishme, fokusi i qeverisë dhe opozitës duhet të jetë në Kongresin amerikan, atu ku siç ka thënë ai gatuhet politika e jashtme.
Ajo që ne duhet të fokusohemi përtej deklaratave të zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të fokusohemi tek vendi ku ne gjithmonë kemi pas fuqinë të krijimit të një politike të jashtme amerikane në përputhje me interesat tona kombëtare, dhe ai është Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dallimet konceptuale që mund t’i kenë zyrtarë të caktuar në ShBA, me rendësi gjithsesi, mund të kthehen në pozitivitet, në favor të interesin tonë kombëtarë duke vazhduar punën e mirëfilltë me amtarë të Kongresit, si në dhomën e përfaqësuesve ashtu edhe në senatin, aty ku gatuhet politika amerikane, ne ta ruajmë vendim meritor që Kosova duhet ta ketë”, ka thënë Bislimi në Tëvë1.
Bislimi ka thënë se kushdo që fiton zgjedhjet në Kosovë do të jetë partnere e ShBA-së.
“Do të jetë një partnerë detyrimisht për shkak të interesave tona strategjike por edhe për shkak të dinamikës së madhe të gjeopolitikës”, ka thënë ai.
Richard Grenell ka deklaruar se bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër kryeministrit Albin Kurti.
Sipas tij retorika e përdorur nga Kurti tani, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-në dhe më mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është absolutisht e rreme.
Postimin e Grenell të datës 3 shkurt e ka shpërndarë edhe djali i madh i Trump të mërkurën.