FC Drita ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit ganez, Derrick Bonsu. 22-vjeçari, i cili luan si mesfushor defanziv, ka firmosur kontratë me klubin gjilanas deri në qershor 2027.
Bonsu vjen nga kampionati sllovak, ku ka luajtur për skuadrat Pohronie dhe Podbrezová. Me këtë transferim, Drita synon të forcojë mesfushën në prag të sfidave të ardhshme.
Komunikata e plotë:
Derrick Bonsu është lojtari ynë
Klubi jonë FC DRITA ka nënshkruar me lojtarin ganez Derrick Bonsu.
Bonsu luan në pozitën e mesfushorit defanziv dhe ka nënshkruar kontratë deri në qershor 2027.
Ai vjen nga kampionati sllovak ku më parë ka luajtur për ekipet si Pohronie dhe Pdbrezova.
Bonsu do të jetë një opcion shtesë për klubin dhe i dëshirojmë mirëseardhje në familjen tonë bardhë e kaltër.
Welcome Bonsu🤍