Burim Demiri, 80-shi i listës së Lëvizjes Vetëvendosje.
Kush është Burim Demiri?
Burim Demiri ka lindur më 11 shkurt 1987 në Gjilan.
Studimet i kreu në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, në drejtimin e Kantos.
Aktualisht ndjek studimet postdiplomike për Master në Kanto në Universitetin e Arteve Shtetërore në Tiranë.
Burimi është themelues i grupit muzikor “Bitonia” dhe ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në
industrinë e turizmit dhe muzikës. Ai është pjesë e Resort Planet që nga viti 2006, fillimisht si pianist, më pas si agjent marketingu, dhe që nga viti 2014 si Drejtor Ekzekutiv. Në vitin 2021, themeloi
projektin Kampus Planet, që mbështet të rinjtë duke u ofruar mundësi punësimi në Resort dhe më
gjerë. Në vitin 2022, hapi biznesin e tij, “Restaurant Maestro” në Gjilan.
Në vitin 2023, u angazhua si Këshilltar i Jashtëm për Kulturë pranë Alban Hysenit në Gjilan. Në
politikë, Burimi nisi angazhimin si aktivist në vitin 2021, duke kërkuar ndryshime politike, dhe në vitin 2022 u bë pjesë e GUXO.
Burimi vjen me një trashëgimi të pasur në arsim dhe kulturë. Kontributi i tij si deputet do të
përqendrohet në zhvillimin e kulturës dhe artit.